Kryeministri Hoti tregon masat e reja anti-covid

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka treguar masat e reja anti-covid, që qytetarët duhet t’ju përmbahen rregullisht, në mënyrë që të menaxhohet situata në kohë të pandemisë.

Hoti bënë të ditur që bartja e maskave mbetet obligative, njofton Klan Kosova.

Ndërsa veç kësaj qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës.

”Masat e reja për mbrojtje nga #COVID19 

 Bartja e maskave është obligative

 Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

 Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike, mund të lëvizin prej 05:00 deri 10:00 dhe prej 18:00 deri 21:00

 Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi jashtë shtëpive (me përjashtim të rasteve urgjente shëndetësore)

 Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

 Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

 Të gjitha qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00

 Pezullohet puna në tregjet publike të automjeteve dhe të kafshëve

 Pezullohen ceremonitë fetare në institucionet fetare

 Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshe, parqe dhe të ngjashme

 Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

 Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS

Ruaje veten dhe të tjerët!”.

Të ngjashme