Kryeministri Hoti viziton Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 07:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të takoj kryeministrin Maqedon, Zoran Zaev, Presidentin, Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Zëvendës Kryeministrin e parë Artan Grubi i shoqëruar edhe nga Kryetar i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai me pas do te zhvillojë edhe takime tjera me Udhëheqësit e partive politike si Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa,  Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaqi nga PDSH.

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme