Kryeministri Hoti zhvilloi bisedë telefonike me Kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Kryetarin e Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephul,me të cilin biseduan rreth aktualitetit politik në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe përkushtimet institucionale të Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Gjermani, si dhe rolin që ka treguar Republika e Gjermanisë në mbështetje të zhvillimit të gjithmbarshëm të shtetit të Kosovës, kryeministri Hoti e falënderoi z. Wadephul, duke shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për miqësinë por edhe ndihmën që Gjermania ka treguar ndaj vendit tonë.

Poashtu, kryeministri Hoti theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes shtetërore gjermane, derisa e njoftoi z. Wadephul për prioritetet qeverisëse, me theks, përballjen me pandeminë COVID-19, masat për fuqizimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe procese të tjera me rëndësi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të CDU-së, Johann David Wadephulnë emër të parlamentarëve gjermanë, rikonfirmoi mbështetjen e tyre për Kosovën.

Të ngjashme