Kryeministri i Luksemburgut: Konflikti i ngrirë Kosovë-Serbi do të zgjaste 20-30 vjet

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, tha sot në Beograd, se nuk duhet të lejohet një konflikt i ngrirë në Ballkan, i cili do të zgjaste 20-30 vjet. Ai u tha gazetarëve, pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, se pret që të mbahet samiti i Parisit i cili nuk do të jetë “rast i dështuar”, por dialog i respektuar, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në këtë takim do të bisedohet për problemet, në të cilin nuk mund të vendosjen zgjidhje të njëanshme, poir ku duhet të arrihen marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës.

Bettel ka vlerësuar se nuk ka nevojë që në këtë pjesë të Europës të flitet për rëndësinë e paqes dhe se Serbia dhe Kosova e kanë në dorë, si fqinj, të tregojnë vullnet të mirë.

Projekti i paqes është thelbësor për të rinjtë që ardhmërinë e tyre ta shohin pa frikë”, është shprehur Bettel.

e Serbisë, Bërnabiq, citohet të ketë thënë se situata aktuale e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës është me pasoja, përkatësisht e rëndë për të gjithë dhe se duhet të gjendet rrugëdalja prej saj, ndërsa i ka kërkuar ndihmën kryeministrit të Luksemburgut, meqë i duket se “Serbia ka ndeshur në mur dhe në dyer të mbyllura.

Sipas saj, “dyert janë të mbyllura për shkak të taksës së Prishtinës dhe të incidenteve të intensifikuara, ndaj të cilave, nëse Beogradi do t’u përgjigjej, do të kërcënohej paqja dhe stabiliteti”.

Bërnabiq ka thënë se Beogradi nuk do t’u kundërpërgjigjet provokimeve nëse nuk do të kërcënohet jeta e serbëve në Kosovë, transmeton raportimin e mediave serbe nga ky takim, transmeton Koha.net.

Të ngjashme