Kryeministri i Maqedonisë anulon pjesëmarrjen në samitin e Durrësit

Durrës | 27 Gus 2018 | 12:14 | Nga

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka anuluar udhëtimin për në Durrës, për të marrë pjesë në takimin joformal që organizohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Zaev e ka arsyetuar mospjesëmarrjen me prishjen e motit. Samitin e kanë bojkotuar edhe kryeministrat e Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

“Ju informojmë që për shkak të kushteve të motit, delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot nuk ka udhëtuar për në Durrës, Shqipëri, ku duhej të merrte pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrim rajonal ekonomik. Më shumë informacione do të kumtojmë gjatë ditës në vijim”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Maqedonisë.

Të ngjashme