Kryeministri i përmend 2.5 milionë euro për Mamushën, Hamza s’ja miraton

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 14:34 | Nga Valbona Bytyqi

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përmendur 2.5 milionë euro dëme të shkaktuara në Komunën e Mamushës, nga vërshimet.

“Jemi njoftuar se dëmet nga vërshimet kapin shumën 2.5 milionë euro,” tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Mirëpo Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke mos saktësuar shumën e përmendur nga Haradinaj,  tha se  në mbledhjen e radhës do të vijnë me propozim konkret.

“Ne do të vijmë me një propozim të ardhshmë për lartësinë e shumës që do të ndajmë. Do të vijmë  me propozim konkret. Ne sot e pranojmë dhe e përktahim kërkesën e tyre, por për shumën do të vijmë në mbledhjen e radhës,” tha Hamza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme