Kryeministri i Spanjës – Kurtit: Të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi ku të dyja palët janë të kënaqura

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Brdo të Sllovenisë edhe me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez.

Sanchez e ka inkruajruar Kurtin, siç raporton Agenzia Nova, që të gjendet rruga për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka bërë thirrja që të gjendet zgjidhja në përputhje me ligjet ndërkombëtare e me të cilën do të jenë të kënaqura të dyja palët.

Tutje Sanchez ka theksuar se nuk e kanë bojkotuar Samitin BE-Ballkani Perëndimor edhe pse aty ka qenë pjesëmarrëse Kosova

“Duhet të marrim pjesë në debat dhe ta themi opioinion tonë. Pse të abstenonim derisa aty merrnin pjesë 26 vende?”, raportohet të ketë thënë ai.

Të ngjashme