Kryeministri italian bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në BE

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Tranzicioni i energjisë, digjitalizimi ose kostot që rezultojnë nga agresioni rus – si mund ta trajtojë Evropa së bashku, ishin propozimet që Mario Draghi i bëri para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Mes tjerash, kryeministri italian, bëri thirrje që Bashkimi Evropian t’i kushtojë rëndësi serioze kërkesave të Kosovës dhe Bosnjës për anëtarësim.

Ai gjithashtu bëri thirrje që negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë menjëherë dhe të ripërtërijnë shtysën në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ne jemi për pranimin e të gjitha këtyre vendeve. Dhe ne duam Ukrainën në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai, shkruajnë mediat italiane.

“Integrimi i plotë i vendeve me ambicie evropiane nuk përbën kërcënim për projektin evropian, por është pjesë e realizimit të tij”.

Të ngjashme