Kryeministri kërkon seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 10:17 | Nga

Në një njoftim të zyrës për media të Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se kryesia do të mblidhet sot për ta shqyrtuar kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për seancë të jashtëzakonshme.

“Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo është e vetmja pikë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur arsyeja e kërkesës së kryeministrit për një seancës të tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme