Kryeministri kroat Plenković uroi Kryeministrin Hoti

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

Në urimin e tij thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta, si personalisht, ashtu edhe në emër të Qeverisë kroate. Ju dëshiroj çdo sukses në kryerjen e detyrave tuaja të rëndësishme.

Jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë të forcohen, në bazë të marrëdhënieve historikisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe dy popujve tanë.

Veçanërisht, mezi pres që të punoj me ju në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën dhe pesë vendet e tjera të Evropës juglindore në rrugën e tyre evropiane, që është një nga prioritetet kryesore të Presidencës kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ne duhet, po ashtu, të fokusohemi në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme politike ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.

Shkëlqesia juaj, ju lutemi pranoni garancitë e konsideratave të mia më të larta!

Të ngjashme