Kryeministri kujton Demaçin, i’a huq me pozitën e zëdhënësit të UÇK’së

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, e ka kujtuar Adem Demaçin në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij. ka thënë se ai ishte simbol i rezistencës për liri.

Por, Kryeministri Hoti ia ka gabuar pozitën e Demaçit në kohën e luftës. Ka thënë se ai ishte Zëdhënës politik i UÇK’së derisa një pozitë të tillë e ka mbajtur Albin Kurti kurse Demaçi ka qenë Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjatë periudhës 1998-1999, ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ai ishte edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, gjatë periudhës 2005-2007”, ka shkruar Kryeministri Hoti.

Ai ka thënë se sakrifica e Demaçit  është dëshmia më e mirë e rrugëtimit tonë për liri e pavarësi.

“Si udhëheqës i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”. Zoti e bekoftë Adem Demaçin dhe veprën e tij!”, ka shkruar Kryeministri.


Të ngjashme