Kryeministri Kurti anuloi takimin me presidentin pak minuta para orës 13:00

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 13:32 | Nga Albana Hajdari

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka qenë i konfirmuar, raporton Ekonomia Online.

Behramaj ka sqaruar se ky takim është anuluar pak minuta para orës 13:00, orë kjo e cila ka qenë e paraparë të ndodhë takimi ndërmjet presidentit dhe kryeministrit.

“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00″.

Të ngjashme