Kryeministri Kurti emëroi Fëllanza Podrimja dhe Elvis Hoxha Këshilltarë Politikë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, emëroi sot znj. Fëllanza Podrimja dhe z. Elvis Hoxha si Këshilltarë Politikë.

Znj. Podrimja, është e rritur në Gjermani dhe ka përfunduar studimet Master për shkenca politike me theks të veçantë në Evropën Lindore dhe marrëdhëniet transatlantike, në Universitetin e Ludwig Maximilian të Munihut.

Para se të kthehej në Kosovë ka punuar disa vite si këshilltare politike në Berlin ku njëherit është njohëse e institucioneve të politikbërjes në Gjermani e në BE.

Kurse, Elvis Hoxha, është i diplomuar në inxhinieri kimike, në Universitetin e Tiranës, dhe më pas në filozofi, në Universitetin Paris-8, në Francë. Ka ligjëruar filozofinë politike dhe estetikën në Universitetin Paris-8 dhe në disa universitete të Tiranës.

Është autor i disa eseve në lidhje me implikimet e politikës, artit dhe historisë me filozofinë, si dhe përkthyes i mbi dhjetë librave nga autorët më të njohur të filozofisë bashkëkohore franceze.

Aktualisht ai është drejtor ekzekutiv i Institutit Politik të Studimeve Humane me qendër në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme