Kryeministri Kurti fton në takim presidentin Hashim Thaçi

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

“Duke ditur përgjegjësinë e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur jemi në prag të Konferencës “Munich Security Conference”, ju ftoj në takim për t’i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikës së jashtme”, thuhet në letrën e kryeministrit Kurti dërguar presidentit Thaçi

Bashkëlidhur gjeni letrën e plotë dërguar Presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme