Kryeministri Kurti mbajti takim virtual me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve Noel Curran

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi televiziv publik i pavarur, bazuar në shembujt dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, ishte tema e takimit virtual mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, me drejtorin e përgjithshëm të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Noel Curran.

Kryeministri Kurti theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë, për të adoptuar mënyrat më të mira të financimit të Radio Televizionit të Kosovës, sipas parimeve të Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU).

U bisedua për disa nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet transmetuesi publik i Kosovës, të cilat janë nënvizuar edhe në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme