Kryeministri Kurti mori dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, sot ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër Covid-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës.

Ndërsa sot ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë. Dozën e dytë të vaksinës Astra Zeneca e mori edhe kryeministri Albin Kurti.

“Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

LEXO EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme