Kryeministri Kurti ndan momente nga pritja zyrtare që i bëri kancelari Scholz në Berlin

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë një video në rrjetin social Instagram nga pritja që i është bërë atij nga Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kurti ka nisur takimin me homologun gjerman në Berlin raporton Gazeta Express.

“Shumë i nderuar me pritjen zyrtare të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Berlin”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Scholz ka pritur në takim edhe presidentin serb Aleksander Vuciq.

Kurtin dhe Vucicin do t’i bëjë bashkë në një takim Emisari Special Miroslav Lajcak i cili gjithashtu gjendet në Berlin me ftesë në Kancelarit Scholz.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/05/F24A995D20BC64EE1C849B7306FE4F94_video_dashinit.mp4

Të ngjashme