Kryeministri Kurti në selinë e VV-së, nuk shihet asnjë simpatizantë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:43 | Nga Hasan Hoti

Më shumë se tri orë mediet kanë pritur jashtë kryeministrin Albin Kurti, i cili po qëndron brenda selisë së Vetëvendosjes në Prishtinë, për t’u prononcuar në lidhje me zgjedhjet lokale, raporton Ekonomia Online.

Përkundër pretendimeve për fitore të VV-së, asnjë simpatizantë nuk është parë para selisë.

Ndërkaq, kryekuvendari Glauk Konjufca si dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, janë larguar nga selia, pa thënë asnjë fjalë para gazetarëve.

Sipas exit poll-eve të publikuara nga mediet, Prishtina do ta ketë një raund të dytë zgjedhjesh për kryetar.

Vitia ka arritur rezultat prej 44.5% për qind në Prishtinë.

I dyti është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 26.5 %, derisa në vendin e tretë, me një rezultat të afërt me Ramën, është Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës.

No description available.
No description available.
May be an image of 2 people and people standing

Të ngjashme