Kryeministri Kurti pas Kuvendit shkon në Vetëvendosje

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 19:48 | Nga Fitore Berisha

Kryeministri Albin Kurti në prononcimin e parë për media ka thënë se seanca e sotme është përmbyllur me sukses, derisa ka specifikuar se nuk ka koalicion me Listën Serbe.

“Natyrisht që ne sot e përmbyllëm me sukses këtë seancë, pasi këtë e kushtëzonin dy gjëra: vullneti i popullit i shprehur më 6 tetor të vitit të kaluar dhe së dyti marrëveshja që e patëm bërë dje me LDK-në që më pastaj e vazhduam edhe me pakicat joserbe”.

“Kemi përmbushur obligimin kushtetues dhe nuk kemi koalicion me Listën Serbe, por në Qeverinë e Kosovës nuk do të ketë LVV, LDK, NDS apo LS – aty do të jemi në shërbim të Republikës sonë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, si dhe sipas programit tonë të dakorduar”.

“Nesër në orën 11:00 do ta kemi pranim-dorëzimin në kryeministri dhe më pastaj edhe në ministritë përkatëse dhe do të kemi edhe një mbledhje ceremoniale të parë të qeverisë së re”.

Kurti ka treguar se ku do ta bëjë vizitën e parë si kryeministër.

“Para se të shkoj në banesën time do të shkoj në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i falënderoj aktivistët dhe anëtarët tanë të cilët e kanë ndjekur transmetimin nga selia qendrore. Dua t’i falënderohem atyre, sepse aktivisti anonim i Lëvizjes Vetëvendosje është vendimtar për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje jo vetëm më 6 tetor, por edhe për suksesin në përgjithësi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme