Kryeministri Kurti për negociatat me Serbinë e njoftoi gruan në Norvegji, jo ata që e votuan

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, tani sekretar i Përgjgjirhshëm i PSD-së, Nol Nushi, me ironi ka folur për vizitën e kryeministrit në Norvegji pas dialogut në Bruksel.

Kryeministri pas takimeve që pati në Bruksel me Joseph Borrell, Gabriel Esobar, Miroslav Lajçak e Aleksandar Vuçiq më 17 e 18 gusht, nuk u kthye në Kosovë por iku për në Norvegji, aty ku jeton familja e gruas së tij.

Për këtë, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin për heshtjen e tij pas takimeve në Bruksel.

“Prej takimi të 18 gushtit në Bruksel, Kryeministri ka shku te familja në Norvegji”, shkruan ai.

“Pra per 6 dite, per negociatat me Serbine ka dite me shume gruaja e Kryeministrit, sesa 52% qe e kane votu”, ironizon ai.

“Tipik ‘lider suprem'”, shkruajti Nushi.

Të ngjashme