Kryeministri Kurti pranon urim nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban.

Me këtë rast, kryeministri Orban ka uruar kryeministrin Kurti për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.

Në urim, po ashtu thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.

Të ngjashme