Kryeministri Kurti priti në takim diplomatin finlandez, Sauer, Finlanda ofron mbështetje për Kosovën

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Diskutimi për të ardhmen e Evropës duhet të bëhet duke pasur parasysh të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, tha ndër të tjerash kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takimin që pati me Kai Sauer, Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Sauer e uroi kryeministrin për fitoren dhe shprehu mbështetjen për reformat e nisura, si edhe gatishmërinë e Finlandës për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi diplomatin Sauer për vizitën dhe tha se Republika e Kosovës dëshiron marrëdhënie të forta bilaterale me Finlandën.

Për këtë dekadën e tretë të shekullit, duhet të shpaloset një vizion, i cili shtyn përpara reformat e rëndësishme për anëtarësimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Kurti.

Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se tash do të kemi një kapitull të ri të dialogut të mirë-përgatitur dhe me parime, i cili do të trajtojë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe do të sjellë njohjen reciproke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme