Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF)

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Laura Silber, zëvendës kryetare e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Luan Shllaku, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në edukim, qeverisje të mirë, duke përfshirë e-qeverisjen dhe të dhënat e hapura.

U bisedua edhe për gjendjen me pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike si dhe ndihmën që mund të ofrojë Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme