Kryeministri Kurti priti në takim Simon Ilse, drejtor i Zyrës për Kosovë të Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim, Simon Ilse, drejtor i Zyrës për Kosovë, Mal të Zi e Serbi të Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung“

Ilse e përgëzoi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe i uroi suksese në qeverisje. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Fondacionit për institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti me këtë rast e falënderoi Ilse për përkrahjen dhe së bashku diskutuan mbi Agjendën e Gjelbër të Evropës dhe domosdoshmërinë e implementimit të politikave të qëndrueshme për ajër më të pastër dhe efiçiencë të energjisë.

Ata u pajtuan për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e investimeve të gjelbra, që promovojnë praktikat e mbrojtjes së mjedisit dhe të burimeve natyrore.

Fondacioni Heinrich Böll Stiftung është fondacion që angazhohet në veçanti për programe në fushën e ekologjisë dhe qëndrueshmërisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme