Kryeministri Kurti u takua me drejtuesit e kompanisë MATTER

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Pas vizitës në kompaninë UCX, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me z. Steven Collens, drejtorin ekzekutiv të MATTER, dhe znj. Katie Kosko, menaxheren e partneritetit.

MATTER është inkubator global i startup-eve në fushën e kujdesit shëndetësor që përbëhet nga ndërmarrës, inovatorë dhe liderë të industrisë që punojnë me 200 startup-e të kujdesit shëndetësor, kompani partnere të 11 spitaleve, pesë universitete dhe mbi 40 kompani lidere të industrisë.

Në këtë takim, kryeministri Kurti foli për përmirësimet në indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë, prioritetet e mandatit të tij dhe potencialin e vendit për investime, sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Duke folur për agjendën e digjitalizimit, ai tha se digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore dhe themelimi i Sistemit Informativ Shëndetësor janë dy prej objektivave kryesore nëpërmjet të cilave synojmë që të transformojmë sektorin e shëndetësisë në vend. Me z. Collens dhe znj. Kosko u diskutuan mundësitë premtuese të bashkëpunimit. ​



Të ngjashme