Kryeministri Kurti u takua me kongresistin Mondaire Jones

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Washington, D.C. është pritur në takim nga kongresisti Mondaire Jones, një ndër zërat prijës të Kongresit në përkrahje të ndryshime progresive.

Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin Jones për përpjekjet dhe angazhimin për të tërhequr investime, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të krijuar vende pune të qëndrueshme dhe të mirëpaguara në Kosovë. 

U diskutua për sigurinë në kontinentin e Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryeministri vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’i vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë dhe përsëriti kërkesën që kampi ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, të kthehet në bazë të përhershme ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme