Kryeministri Kurti udhëton për në Britani të Madhe

Prishtinë | 06 Qer 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Britani të Madhe.

“Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss. Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge”, thuhet në njoftimin e Zyrë së Kryeministrit.

Të ngjashme