Kryeministri Kurti uron presidentin e ri të Kilit

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në twitter e ka uruar presidentin e ri të Kilit, Goran Boriç.

Kurti, ka uruar Boriçin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Kili.

“Urime Goran Boriç për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Kili dhe popullit kilian që zgjodhi përparimin transformues”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Goran Boriç, i cili është me prejardhje kroate fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën gjatë së dielës në Kili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme