Kryeministri Kurti viziton selinë e NATO-s në Bruksel të enjten

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë selinë e NATO-s të enjten bë kryeqytetin evropian.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Aleanca Veriatlantike njoftohet se Kurti do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg më 29 prill.

“Të enjten më 29 prill 2021, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në selinë e NATO-s”, thuhet në njoftim.

Shefi i qeverisë kosovare do të udhëtojë sot në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve evropiane.

Të ngjashme