Kryeministri malazez: Çështja e Demarkacionit ende s’është mbyllur, presim formimin e një Komisioni

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:28 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim homolun e tij malazez, Dushko Markoviq. Pas takimit në konferencën e përbashkët për media, të dy kryeministrat konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, raporton EkonomiaOnline.

Haradinaj tha se hapja e qendrës për zhvillim e malazezëve, konfirmon se Kosova e pranon këtë komunitet si në “shtëpinë e vet”.

Kryeministri Haradinaj, gjatë takimit tha se ka biseduar për të gjitha temat bilaterale, duke besuar që marrëdhëniet Kosovë-Mal i Zi do të thellohen edhe më tutje për qëllimet e njëjta euroatlantike.

“Ardhja e Markoviq në Kosovë, i ka dy porosi, një është qendra për zhvillim e malazezëve që e kemi inaugurua sot në mëngjes në Kosovë që është një porosi se malazezët e kanë shtëpinë e vet në Kosovë dhe pastaj është inaugurimi i autostradës që e lidh rajonin, Kosovën me Maqedoninë dhe vendet tjera. Biseduam për e gjitha temat bilaterale dhe besoj se marrëdhënia Kosovë – Mal i Zi do thellohet edhe më tej për mirë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se ka kënaqësinë që me kryeministrin Haradinaj të bisedojë për raportet bilaterale në mes dy shteteve dhe, hapja e Qendrës Zhvillimore, është dëshmi e një miqësie thelbësore dhe të përhershme me Kosovën, si respektim i vlerave të tyre, që janë vlerë e përbashkët euroatlantike dhe multietnike mes dy vendeve.

Në këtë takim ata folën edhe për çështjen e demarkacionit. Kryeministri  malazez tha se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën, për të cilën tha se do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët flasin haptas me njëra tjetrën.

Edhe kryeministri Haradinaj u pajtua me homologun e tij, Dushko Markoviq, se çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet në një mënyrë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy shteteve.

Të ngjashme