Kryeministri malazez ia kujton Kurtit dhe Haradinajt, demarkacioni është punë e kryer

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri malazez, Dusko Markovic, ia ka kujtuar liderit të VV’së Albin Kurtit dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinajt se demarkacioni ka përfunduar në momentin e ratifikimit të marrëveshjes në mes të dy Parlamenteve, të Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton Gazeta Metro. 


Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte insistuar disa herë se marrëveshjen për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi nuk ka përfunduar.

Haradinaj kishte krijuar një komision shtetëror me në krye Shpejtim Bulliqin, që të negocijonin me një ekip nga Mali i Zi për të caktuar saktë kufirin pasi që marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe se ky komisionet ndërshtetërore së shpejti do të takoheshin për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

E të gjitha këto kishin mbetur vetëm fjalë në ajër nga Haradinaj, sepse nuk nodhën kurrë.

Por gjatë ditës së djeshme, Kryeministri malazez Markovic, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në parlamentet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur.

Gjithashtu lideri i VV’së, Albin Kurti përderisa ishte në opozitë, Kurti kishte kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin, duke pretenduar se Kosova ka humbur mbi 8000 hektarë tokë.

Deklaratat e Markovic erdhën pasi udhëheqësi i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, këto ditë ka thanë se demarkacioni me Malin e Zi nuk është përfunduar.

Të ngjashme