Kryeministri Mustafa merr pjesë në ceremonitë e shenjtërimit të Nënës Terezë

Prishtinë | 03 Sht 2016 | 14:48 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me një delegacion të lartë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në Romë, ku do të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Sot, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në koncertin e organizuar me këtë rast, të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku do të performojnë yjet e muzikës shqiptare dhe më gjerë, solistët: Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa.

Ndërkaq, me nga një pikë do të paraqiten edhe personalitete të shquara të Kishës Katolike, artit dhe sportit.

Ndërkaq, nesër, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila do të mbahet në Selinë e Shenjtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme