Kryeministri Mustafa u prit nga Papa Françesku

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 15:08 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, para fillimit të Meshës së djeshme për shenjtërimin e Nënës Terezë, është pritur nga Papa Françesku.

Kryeministri Mustafa e ka falënderuar përzemërsisht Atin e Shenjtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe për popullin e saj.

Kryeministri Mustafa ka shprehur krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë, duke e falënderuar Papa Françeskun për pritjen dhe respektin e ofruar për delegacionin e Kosovës në ceremonitë e organizuara me këtë rast.

isa mustafa - papa francesku1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme