Kryeministri Mustafa udhëton sot për në Bruksel

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 09:19 | Nga

Faton Abdullahu, këshuilltari i kryeministrit, ka treguar arsyet se pse shefi i tij do të udhëtojë sot në Bruksel.

Abdullahu ka thënë për DW se shefi i Qeverisë do të kërkojë në Bruksel që ta suspendojë kushtin që i është vendosur Kosovës për liberalizimin e vizave.

Abdullahu thotë se “Mustafa do të kërkojë që fillimisht të ndodhë liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”. “Pra të kërkohen mundësitë që Brukseli ta suspendoj për një kohë kushtin e vendosur pa të drejtë, pra atë të demarkacionit, për vizat ndaj qytetarëve të Kosovës, me mundësinë e rikthimit të tij në rast se brenda periudhës së caktuar nuk përmbushet edhe ky kusht. Kjo është arsyeja pse Kryeministri Mustafa udhëton për në Bruksel”, ka thënë Abdullahu.

Kryeministri Isa Mustafa, kërkesën e tij të re që demarkacioni me Malin e Zi të shtyhet për më vonë pas liberalizimit të vizave, thotë ta ketë diskutuar së fundmi edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, që ishte një javë më parë për vizitë në Kosovë. Sipas kryeministrit Mustafa, shefi i diplomacisë gjermane i ka premtuar se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga mekanizmat evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme