Mustafa: Qeveria e përkushtuar në përkrahjen e arsimit

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 16:18 | Nga

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e përkrahjes për arsimin, në të gjitha nivelet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet mbështetjen e gjithanshme të arsimit, pasi që investimi në dije është garanci e një të ardhme prosperuese dhe me mirëqenie të gjithanshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme