Kryeministri premton liberalizim në kohë rekorde

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 16:25 | Nga

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka premtuar se në kohë rekorde do të ndodhë liberalizimin e vizave. Premtimin e ka dhënë gjatë një aktiviteti elektoral në Prizren. Por, nuk ka treguar se çfarë do të bëjë me kriterin kryesore të liberlaizimit të vizave: demarkacionin.

Ramush Haradinaj po thotë se në kohë rekorde do të ndodhë lëvizja e lirë e qytetarëve të Republikës në zonën Shengen të BE’së. Nuk ka treguar se si do të plotësohet kriteri kryesor i BE’së për liberlaizim që është shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi.

Premtimin për liberalizim, Kryeministri e ka dhënë gjatë një aktiviteti elektoral në Prizren.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë në kohë rekorde”, ka thënë Kryeministri.

Ai ka thënë se integrimet euripiane janë jetike për Shtetin derisa ka theksuar se duhet ruajtur miqësinë me SHBA’në.

Libralizimi i vizave për kosovarët është bllokuar pasi Qeveria e kaluar edhe kjo e reja vazhdojnë të mos e çojnë për ratifikim marrëveshjen ndërkombëtare për shënjimin e vijës kufitare me Malazezët.

Në fakt, Haradinaj e ka shkarkuar Komisionin që e ka bërë shënimin e kufirit me malazezët. E ka emëruar një Komision të ri që e udhëheq Shpejtim Bulliqi. Është paralajmëruar se Qeveria po i pret rezultatet e punës së Komisionit të ri.

Ndërkohë, Qeveria e Malit të Zi, ka qartësuar se shënjimi i vijës kufitare me Kosovës është çështje e mbyllur. Kjo për shkak se Marrëveshje ndërkombëtare është nënshkruar nga të dy shtetet derisa e njëjta është ratifikuar në Parlamentin e Malit të Zi.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme