Kryeministri i reagon Nasim Haradinajt, për fyerjen që i bëri Delawies

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 17:47 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas fyerjes që i ka bërë Nasim Haradinaj ambasadorit amerikan, Greg Delawie të cilin e quajti palaço. Kryeministri thotë se fyerja e Nasim Haradinajt është në kundërshtim të plotë me etikën e diskursit publik dhe se distancohen nga shprehjet e tilla.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë” shkruan Ramush Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme