Kryeministri shkarkon një këshilltar, emëron dy

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 16:26 | Nga

Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i janë bashkuar dy këshilltarë të rinj.

Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë si dhe Kastriot Halili, do të jetë këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

Ndërsa mësohet se Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare.

Po ashtu njoftohet se që nga data 26 shtator 2016, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme