Kryeministri tregon se po i funksionon koalicioni, del në terren me ministrat e AAK-së e Nisma-s

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka marrë me vete sot dy Ministra për të shkuar në një kompani private në Ferizaj. Kryeministri me vete ka marrë Blerim Kuqin e nga radhët e AAK-së dhe Vesel Krasniqin e Nisma-s.

Kjo vizitë po bëhet pasi ditë më parë udhëheqësit e AAK’së dhe NISMA’s lëshuan akuza ndaj Shefit të Ekzekutivit se po vepron pa u koordinuar sidomos në dialogun me Serbinë.

“I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, vizituam sot kompaninë “Eurometal” në Ferizaj. Kjo kompani është shembull i punës, inovacionit dhe zhvillimit me resurse të veta, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin që ka tregu i Kosovës dhe tregu ndërkombëtar”, ka njoftuar Hoti në Facebook.

Ai ka premtuar përkrahje për sektorin privat.

“Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat përmes politikave qeveritare, përmes Pakos për rimëkëmbje ekonomike, e cila pritet që shpejt të fillojë të zbatohet në praktikë dhe të kalohet nga pjesa e ndihmës emergjente për bizneset, kah rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik.”, ka shtuar ai.

Sektori privat do ta ketë mbështetjen e QeverisëI shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe…

Gepostet von Avdullah Hoti am Samstag, 25. Juli 2020

Të ngjashme