Kryeparlamentari Konjufca ngushëllon familjen Baruti, për vdekjen e ish-deputetit Blerim Baruti

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Baruti, pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Legjislaturës së Parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerim Baruti.

Në këtë moment dhimbjeje, familjes së tij, miqve e bashkëpunëtorëve të tij u shpreh ngushëllime në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me përgatitje dhe përvojë të spikatur profesionale, Baruti, gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e legjislacionit në interes të qytetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjufca. ​

Të ngjashme