Kryeparlamentari Konjufca priti në takim deputetin zviceran, Cédric Wermuth

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe zëvendës President i Partisë Socialdemokrate zvicerane, Cédric Wermuth.

Deputeti Wermuth e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

Po ashtu në takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për situatën e gjithmbarshme në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës.​

Të ngjashme