Kryeparlamentari Veseli inicion seancë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 09:33 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të adresuar problemin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar përmes një statusi në Facebook se seanca e Kuvendit për adresimin e këtij problemi do të mbahet shumë shpejt.

“I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet”, ka shkruar .

Në këtë seancë pritet të diskutohet nga deputetët dhe të iniciohet marrja e masave konkrete për përmirësimin e cilësisë së ajrit në regjionin e Prishtinës por edhe në tërë Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme