Kryeparlamentari Veseli nis vizitën në ShBA

Washington | 01 Shk 2017 | 20:07 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlmentari Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Në ditën e parë të vizitës, kryetari Veseli ka zhvilluar takim me kongresmenin e Partisë Republikane, Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës.

Në këtë takim, Veseli ka marrë konfirmimin e kongresmenit republikan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e parezervë për Kosovën dhe do të japin mbështetje edhe më të madhe për arritjen e njohjeve të reja.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeparlamentari Veseli do të ketë edhe takime të tjera dhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme