Kryeparlamentari Veseli takoi kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 11:49 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel.

Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli tha se kanë diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës dhe reformat e rëndësishme që po bën Kosova në shumë fusha.

“Franca mbetet një mbështetëse e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë”, ka thënë Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme