Kryeparlamentarja Osmani vizitën e parë jashtë shteti do ta realizojë në Shqipëri

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 11:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosove, Qemal Minxhozi, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit kryeparlamentarja Osmani tha për media se mori urime të përzemërta të përcjella nga Presidenti e kryeministri dhe kuvendi i Shqipëria, dhe urimet për popullin e Kosovës dhe konstituimin e suksesshëm të institucioneve që dolën nga 6 tetorit.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë kishim mundësinë që të diskutojmë për bashkëpunimin  ekonomik e deri te avancimi i diplomacive ndërkombëtare”, tha Osmani.

Ajo falënderoi ambasadorin dhe tha se do t’i japin përkrahje të fortë, ndërsa bëri të ditur se vizitën e parë jashtë shteti d ota realizojë në Shqipëri.

Ndër të tjerash ambasadori i Shqipërisë foli për shkëmbimet e bashkëpunimeve ndërmjet dy vendeve për përmirësimin e kuadrit ligjor,

“Unë jam besim plotë se ky bashkëpunim do të jetë i vazhdueshëm dhe fuqiplotë. Por jam shpresë plot për një qeveri, kuvend mund të ecim përpara”, tha ambasadori Minxhozi.

Osmani po ashtu do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon gjithashtu sot në orët e mbrëmjes do të organizojë pritje për përfaqësuesit e medieve të akredituara në Kuvend.

Të ngjashme