Kryeparlamentarja Vjosa Osmani uron Festën e Pashkëve

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Në mesazhin e saj thuhet:

“Në këto ditë kur po përballemi nga pandemia Covid-19, Festa e Pashkëve ortodoks duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor. 

Ashtu siç Pashka simbolizon kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duhet ta ringjallim forcën për të ecur përpara me besim tek njëri-tjetri për një të ardhme më të mirë!

Për shumë mote Pashkët, gjithë besimtarëve ortodoksë!​

Të ngjashme