Kryesia e Kuvendit mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e LDK-së

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 09:42 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e 21 deputetëve nënshkrues (shumica të grupit parlamentar të LDK-së), për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.

Kryesia do të mblidhet në orën 10:00, ndërsa në njoftim për mbajtjen e seancës thuhet “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e zyrës për medie të Kuvendit të Kosovës.

VV dhe LDK kanë kërkuar që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme në ora 12:00, me arsyetim për shkak të mungesës së debatit në seancën e 9 shtatorit, lidhur me programet programore të qeverisë së Kosovës 2017-2021.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme