Kryesia e Kuvendit të martën mban mbledhje

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të martën do të mbaj mbledhje në të cilën do të diskutohet pikat për seancën e radhës.

Në rend dite është edhe Shqyrtimi i parë  Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

Sipas njoftimit mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 11:00

 Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.     Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.    Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme