Kryesia e LDK-së merr vendim, Borovci dhe Abrashi të tërhiqen nga gara

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 15:44 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në mbledhjen që ka zgjatur për më shumë se tri orë ka kërkuar që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi të tërhiqen nga gara për kryetar të degës së III të kësaj partie në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Besian Mustafa, zëdhënës në LDK, raporton Ekonomia Online.

Mustafa shtoi se theks i veçantë i është  kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast sipas tij, Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Mustafa, mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks i veçantë i është  kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në”.

“Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që z. Hazir Borovci dhe z. Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme