Kryesia e LDK-së përkujton nënkryetarin Fadil Ferati

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e LDK-së udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri, anëtarë të kryesisë së Degës,familjarë, miq dhe zyrtarë komunal kanë përkujtuar sot nënkryetarin e LDK-së, kryetarin e degës së LDK-së në Istog dhe kryetarin shumë vjeçar të Komunës së Istogut, Fadil Feratin

Në 9 vjetorin e vdekjes së Fadil Feratit, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri ka përkujtuar veprat e Fadil Feratit si trashëgimi të veçantë të LDK-së.

“Çdo herë kjo ditë do të jetë ditë dhimbjeje njëkohësisht krenarie për LDK-në dhe familjen. Fadil Ferati mbetet intelektuali i pashoq, kryetari shembullor, shumë i përkushtuar, atdhetar dhe shumë i dashur për qytetarët dhe neve. Ferati ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, prandaj është kënaqësi dhe privilegj për të gjithë ata që punuan me të”, ka thënë z. Beqiri.

Nënkryetari i LDK-së njëherit kryetar i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova bashkë me drejtor komunal dhe bashkëpunëtor kanë përkujtuar kryetarin shembullor të Istogut, Fadil Feratin.

“Shprehim mirënjohje për kryetarin e parë dhe shumë vjeçar të Komunës së Istogut, Fadil Feratin, për mikun tim dhe mikun e të gjithë qytetarëve të Istogut, si kryetar të zellshëm dhe të përkushtuar që dha kontribut të veçantë për ndërtimin e Istogut dhe ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë z. Rugova.

Për miqësinë dhe bashkëpunimin me Fadil Feratin deri në ditët e fundit të jetës së tij, ka folur shoku i ngushtë i tij, anëtari i kryesisë së LDK-së z. Naser Osmani.

Z. Osmani ka thënë që veprat e Fadil Feratit dhe miqësia që kishte me të do të mbesin gjithmonë pjesë e jetës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme